Lajme

VV e LDK heshtin rreth takimit të mbrëmshëm në vilën e Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 25 January 2020

Zyrtarë të VV’së dhe LDK’së s’kanë dhënë asnjë detaj nga takimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit me Isa Mustafën në Prapashticë të Prishtinës.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa po e mbajnë të fshehur një takim që kanë zhvilluar mbrëmë në villen e liderit të LDK’së në Prapashitcë.

Dy partitë s’kanë dhënë asnjë detaj. Vetëm kanë thënë se s’mund të flasin asgjë për këtë takim.

-Advertisement-

Ndërkohë, disa zyrtarë të këtyre partive kanë thënë se Kurti e Mustafa prapë janë marrë të takohen përsëri për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Nuk duhet nëse Vetëvendosje ka pranuar të lëshojë pozitën e Kryetarit të Parlamentit dhe as nëse LDK ka hequr dorë nga pozita e Presidentit. Pozita këto që kanë bllokuar arritjen e një marrëveshje për ndërtimin e Qeverisë së re.

Kanë kaluar më shumë se 110 ditë prej se janë mbajtur zgjedhjet nacionale dhe gati një muaj prej se është konstituuar Parlamenti i Kosovës.

Për të mundësuar arritjen e një koalicioni, Vetëvendosje ka propozuar të rrisë numrin e Ministrive në 14, duke ia dhënë LDK’së 6. Mirëpo, Partia e Isa Mustafës ka refuzuar, duke mos pranuar të lëshojë pe për Kryeparlamentarin.

Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së patën ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra tjetrës se si të formohet qeveria.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa ishin takuar një ditë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 6 tetorit. Kishin thënë se koalicioni do të arrihej më së largu 72 orë pasi të certifikoheshin zgjedhjet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera