Lajme

VV dhe LDK tregojnë mundësitë e koalicionit!

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 20 June 2017

Përderisa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë hapur rrugën e bashkëpunimit me LDK-në për formimin e qeverisë së re, nga kjo e fundit ende nuk ka ndonjë veprim konkret, e një gjë e tillë nuk pritet të ndodh deri në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kështu të paktën ka lënë të kuptohet nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, i cili i tha “Gazeta Blic” se deri pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nuk mund të flasin asgjë në lidhje me një koalicion të mundshëm LVV-LAA.

“Pa u certifikuar zgjedhjet nuk mund të bisedojmë për asgjë”, tha shkurtimisht ai.

-Advertisement-

Ndërsa Shqipe Pantina, kandidate për deputete nga VV-ja ka thënë se qeveria e re duhet të formohet nga koalicioni LVV-LAA me kryeministër Albin Kurtin.

“Sa i përket qeverisë së re unë mendoj se duhet të ndërtohet nga VV dhe koalicioni LAA ku kryeministër do ishte Albin Kurti, megjithatë kjo do shihet pas certifikimit të rezultateve si dhe negociatave mes LVV dhe koalicionit LAA”, ka thënë Pantina.

Sipas Pantinës ani pse VV-ja ka qenë ndër kritikuesit më të mëdha të Qeverisë së kaluar ajo prapë sheh mundësinë e formimit të koalicionit LVV-LAA. Pantina i ka arsyetuar kritikat e VV-së ndaj Qeverisë Mustafa si të arsyeshme pasi që qeveria e kaluar nuk ka qenë efikase në zgjedhjen e problemeve për vendin, raporton GazetaBlic.com

“Është e vërtet se ne kemi kritikuar qeverinë e kaluar por jo se ajo është drejtuar ( formalisht) nga Isa Mustafa por se nuk ka qenë efikase dhe nuk i ka sjellë asgjë pozitive vendit. Por të ju përkujtoj se kanë qenë edhe 8 deputete të LDK-së që nuk e kishin votuar qeverinë Mustafa dhe ka pasur edhe shumë deputet po ashtu të LDK që i kanë kritikuar dhe nuk i kanë mbështetur vendimet e qeverisë”, ka thënë ajo.

Në qoftë se ndodh koalicioni me LDK-në nuk do të jetë kundër parimeve të LVV-së ka thënë Pantina.

“Prandaj koalicioni me LDK nuk do ishte kundër parimeve të LVV-së përderisa bazohet në një program të qartë qeverisëse dhe nuk ka brenda njerëz të korruptuar. Një qeveri që garanton zhvillim ekonomik dhe drejtësi sociale unë do e mbështes pa hezitim”, tha ajo.

Ndryshe Albin Kurti është deklaruar se Lidhja Demokratike nuk duhet ta konsiderojë Lëvizjen Vetëvendosje po aq të largët sa PDK-në, duke rikujtuar kështu bashkëpunimin që kishte krijuar VLAN-i në zgjedhjet e kaluara.

Kandidati për kryeministër ndër te tjerash i ka tërhequr vërejtjen LDK-së se në rast se qëndron në opozitë, kjo parti u krijon deputetëve të saj mundësinë për të përkrahur koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera