Lajme

VV dhe LDK ikin nga mediat

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 27 January 2020

Takimi i cili zgjati dy orë brenda Kuvendit të Kosovës në mes të VV-së dhe LDK-së përfundoi para disa minutave.

E liderët dhe zyrtarët e partive që morën pjesë në këtë takim nuk u prononcuan para mediave, madje ata përdorën një dalje tjetër të Kuvendit për të evituar takimin me gazetarët.

Nuk dihet ende nëse këto dy parti janë dakorduar për marrëveshje.

-Advertisement-

Ka më shumë se 3 muaj që Vetëvendsoje dhe Lidhja Demokratike po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje por kjo ende nuk ka ndodhur.

E “mollë sherri’ në mes të këtyre dy partive po dalin të jenë postet një herë ai i Presidentit kurse tani përveq postit të Presidentit edhe ai i Kryeparlamentarit për të cilin asnjëra nga partitë nuk po lëshojnë pe.

Të dy partitë para këtij takimi janë deklaruar se nuk do të lëshojnë pe nga kërkesat e tyre./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera