VV del sërish kundër tërheqjes së 30%-shit nga Trusti

Autori: Gazeta inFokus
12:55 | 04 January 2023
Para dy muajve qytetarët kanë protestuar para qeverisë për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit.
Sipas tyre është e nevojshme tërheqja e atyre mjeteve për shkak të krizës që ka kapluar vendin. Në mesin e tyre ishte edhe inicuesi i kësaj nisme, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Haxhiu kishte akuzuar kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja, se po e pengon kalimin e Trustit nga Komisioni për votim në Kuvend.
PDK ka kërkuar që Projektligji për tërheqjen e 30%-shit të kalojë sa më parë në Kuvend. Kësaj radhe, ky projektligj do të jetë në formën e iniciativës qytetare dhe jo politike, siç ishte herën e parë.
E në lidhje me këtë çështje, qëndrimi i partisë në pushtet, Vetëvendosje vazhdon të jetë i njëjtë. Partia e Kurtit kundërshton fuqishëm këtë nismë.
Këtë e konfirmon për lajmi.net edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.
“Është qëndrim që diskutohet në grup, ne kemi deklaruar dhe kemi prezantuar qëndrimin edhe në kuvend, kështu që mbetet i njejti”, tha Kusari.
E pyetur se a do të ketë lëvizje të qëndrimit, ajo tha se mbetët i njejti. Kusari theksoi se nuk ka të bëjë me çështje të lëvizjes në qëndrim, por sipas saj, “është e parimit të ruajtjes së mjeteve të Trustit”.
“Është i njejti qëndrim nuk është çështje lëvizje ajo është çështje e parimit të ruajtjes së Trustit kështu që është i njëjtiti qëndrim, ai që ka qenë edhe më herët”, tha ajo për lajmi.net.
Deputetët e pozitës konsiderojnë se nuk është e nevojshme tërheqja e parave nga Trusti, për shkak se sipas tyre, nuk duhet të preken kursimet pensionale të qytetarëve. Kurse opozita është pro këtij vendimi për shkak se sipas tyre, ndihmon në tejkalimin e krizës së Kosovë.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar disa herë kundër kësaj nisme, duke thënë se paratë e Trustit janë për qytetarët kur të dalin në pension, e jo që t’i shfrytëzojnë ato mjete tash.
Ndërkaq, për tërheqjen e 30% të trustit, është hapur edhe një peticion, ku janë mbledhur mbi 30 mijë nënshkrime të qytetarëve që kanë dalë pro tërheqjes së parave.

Të tjera
-
Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhụnimi
Një rast tronditës është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua me aftë...
-
Organizata që merret me tubimet publike demanton keq pushtetin në Serbi: 275 -325 mijë persona protestuan në Beograd
Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në...
-
Vuçiq pas protestës masive në Beograd: E kemi kuptuar mesazhin, duhet të ndryshojmë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas protestës masive që u zhvill...
-
Pushteti në Beograd akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve
Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare,...
-
Thẹrje me thịkë në Klinë, gjashtë të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmir...
-
SHBA dëbon ambasadorin e Afrikës së Jugut, Rubio: Njeri që e urren Amerikën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të pazakontë, duke dëbu...
-
Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Pejë, afër viktimës ishte edhe një ạrmë
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë. Lajmin për Gaze...
-
Protestuesit forcave speciale te Kuvendi i Serbisë: Shkoni në Kosovë
Forca të shumta të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të pajisura ...
-
Studentët e shpallin të mbyllur protestën, nis shpërndarja e qindra-mijëra qytetarëve në Beograd
Studentët, ata që kanë qenë organizatorë të protestave antiqeveritare në Serb...
-
Limaj falënderon qytetarët që votuan NISMA-n: Ky besim na obligon edhe më shumë që të punojmë për vendin
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë ...
-
Top 10 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka shpallur të shtunën rezulta...
-
“Asnjë cent më shumë”, qytetarët me nismë kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët s’e kanë mirëpritur aspak propozimin e Zyrës së Rregullatorit të En...