Lajme

VV bënë thirrje të ndëshkohen komisionerët ku pati shkelje të numërimit të votës

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 19 October 2019

Nëse këtë herë nuk merren masa ndaj komisionerëve ku pati shkelje të numërimit të votave  edhe herëve të tjera do të përsëriten këto shkelje.

Kështu ka thënë Driton Tali, ish deputeti i AKR-së që në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta inFokus.

“Nëse kësaj here nuk merren masa rigoroze ndaj komisionerëve ku pati shkelje të numërimit të votës, edhe herën tjetër do të përsëriten shkeljet dhe do të shkohet në rinumërim dhe zgjatje të procesit zgjedhor”, ka shkruar Tali në facebook.

-Advertisement-

Tutje pretendenti për deputet nga radhët e Vetëvendosjes ka bërë thirrje se tani është rasti që me dënime serioze të stopohet kjo dukuri 20 vjeçare. Në fund Tali ka shkruar se u bëmë “gazi i botës” por edhe s’kemi kohë të humbasim me numërime e rinumërime në pafundësi.

“Andaj e kemi rastin tashti me denime serioze ta stopojmë këtë dukuri 20 vjeçare (t’ia bëjmë me dije edhe komisionerëve të ardhshëm se poqëse e manipulon votën do të dënohesh ashpër si këta që i dënuam tashti) sepse jo vetëm që u bëmë “gazi i botës” por edhe s’kemi kohë të humbasim me numërime e rinumërime në pafundësi”, përfundon ai.

Të ndëshkohen komisionerët ku pati shkelje të numërimit të votës

Nëse këtë herë nuk merren masa ndaj komisionerëve ku pati shkelje të numërimit të votave  edhe herave të tjera do të përsëriten këto shkelje.

Kështu ka thënë Driton Tali, ish deputeti i AKR-së që në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidat për deputet nga radhët e Lëvisjes Vetëvendosje.

“Nëse kësaj here nuk merren masa rigoroze ndaj komisionerëve ku pati shkelje të numërimit të votës, edhe herën tjetër do të përsëriten shkeljet dhe do të shkohet në rinumërim dhe zgjatje të procesit zgjedhor”, ka shkruar Tali në facebook.

Tutje pretendenti për deputet nga radhët e Vetëvendosjes ka bërë thirrje se tani është rasti që me dënime serioze të stopohet kjo dukuri 20 vjeçare. Në fund Tali ka shkruar se u bëmë “gazi i botës” por edhe s’kemi kohë të humbasim me numërime e rinumërime në pafundësi.

“Andaj e kemi rastin tashti me denime serioze ta stopojmë këtë dukuri 20 vjeçare (t’ia bëjmë me dije edhe komisionerëve të ardhshëm se poqëse e manipulon votën do të dënohesh ashpër si këta që i dënuam tashti) sepse jo vetëm që u bëmë “gazi i botës” por edhe s’kemi kohë të humbasim me numërime e rinumërime në pafundësi”, përfundon ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera