Lajme

VV akuzon sërish Shpend Ahmetin për zaptim të Komunës

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 08 August 2018

Duke u bërë bashkë me PDK-në, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti inauguroi zaptimin e Komunës.

Kështu kanë deklaruar asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot, ku sipas tyre ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar Vetëvendosjen.

Shefja e asamblistëve të VV-së në  Prishtinë, Leonora Bajraktari, tha se komunat e kanë për obligim që të miratojnë KASH-in, që është një ndër dokumetet më strategjike të komunës.

-Advertisement-

Sipas saj, Ahmeti jo vetëm që është vonuar në këtë aspekt, porse kur është  pyetur për këtë ka treguar arrogancë si kurrë më parë.

Bajraktari kujtoi se si i pari i kryeqytetit është sjellë me arrogancë ndaj asamblistit të VV-së, duke i thënë “mshele gojën”.

“Kjo e tregon më së miri se qëllimi i tyre është të pasurohen, por jo të punojnë në të mirë të qytetarëve të Prishtinës. Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën me 6 dhe 8 gusht”, tha ajo.

Asamblisti Besnik Mujeci tha se ndjehen të indinjuar me veprimet e fundit. Ndërsa kolegu i tij Eman Rrahmani bëri të ditur se ditëve në vijim do të bëjnë publik hapat që do të ndërmarrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera