Lajme

VV akuzon qeverinë për shkelje në përzgjedhjen e shefit ekzekutiv të KQZ-së

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 30 September 2020

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë Hoti për shkelje sipas tyre për ndryshim të Udhëzimit Administrativ në përzgjedhjen e shefit ekzekutiv të Komisionit Qendror Zgjedhor.

Sami Kurteshi nga VV-ja, ka thënë se është bërë një shkelje e rëndë gjatë procesit të zgjedhjes së shefit ekzekutiv dhe se kjo është bërë krejtësisht për qëllime politike .

“Një shkelje që është në proces e sipër por ka ndodhur në Komisionin Qendror Zgjedhor  Është fjala për Zgjedhjen e krye shefit ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së.   Mënyrën e përzgjedhjes së kryshefit të KQZ-së. Ky proces ka filluar në fund të qershorit me hapje të konkursit për kryeshef ekzekutiv të KQZ-së dhe për shkak të gjendjes që kemi me pandeminë COVID-19 janë bërë zvarritje por që janë të arsyeshme. Ajo që ka qenë më e rëndësishmja është se në procesin e përzgjedhjes pas shpalljes së konkursit dhe pas dorëzimit të dokumenteve nga kandidatët dhe mbylljes së konkursit në KQZ për arsye krejtësisht politike për shkak se synimi kishte qenë që më parë të bëhet një përzgjedhje e tillë dhe është ndryshuar Udhëzimi Administrativ i vitit 2019. Caktimin e panelit brenda KQZ-së që bën përzgjedhjen edhe propozimin e kandidatit të përzgjedhur të KQZ-së. Këtu e kemi hapur një shkelje ligjore sepse është thyer parimi ligjor i sigurisë juridike. Askund nuk ndryshohen rregullat e lojës pasi të fillojë loja”, ka thënë Kurteshi.

-Advertisement-

Ndërsa për këtë ka folur edhe anëtari i VV-së në KQZ, Ali Mrama i cili ka thënë se me këtë po tentohet që të manipulohen zgjedhjet.

“Shkelja e parë ka qenë ndryshimi i udhëzimit administrativ por kjo nuk ka qenë vetëm thjesht sa me zgjedh kandidatin të preferuar të tyre. Kryeshefi ekzekutiv është përgjegjësi kryesor për organizimin e zgjedhjeve. Nëse e ke kryeshefin ën mënyrë jo të rregullt ose me marrëveshje atëherë ti je duke u përgatit për manipulimin e zgjedhjeve. Kjo është brenga kryesore”, ka thënë Mrama./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera