Lajme

Vushtrriasit i kaplohet vetura nga zjarri

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 29 September 2022

Një burri në Vushtrri të mërkurën pasdite i ishte djegur vetura gjatë kohës sa ishte në rrugë, shkruan Gazeta Infokus.

Drejtuesit të automjetit i dolën në ndihme disa persona dhe arritën që të fikin zjarrin.

‘’Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij është përfshirë nga zjarri. Zjarri është lokalizuar dhe fikur nga kalimtarët e rastit. Rasti është duke u hetuar’’ raportoi policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera