Vushtrriasi “thyen rekord”, arrestohet dy herë brenda ditës

Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 07 April 2022
Një burrë nga Vushtrria është arrestuar dy herë gjatë ditës së djeshme.
Fillimisht, ai është arrestuar bashkë me një burrë tjetër, rreth orës 15:00, pasi që kishin kanosur një person pas një mosmarrëveshje pronësore. Më pas, të njëjtit e kanë kanosur edhe zyrtarin policor.
Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.
“Vushtrri, 06.04.2022 – 14:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje pronësor kanë kanosur viktimën mashkull kosovar dhe më pas kanë kanosur edhe zyrtarin policor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Por, njëri prej tyre është arrestuar sërish në mbrëmje, meqenëse ka kanosur zyrtarin policor që ishte në rast.
Këtë herë, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Shtesë: Më 06.04.2022 rreth orës 22:40, njëri nga të dyshuarit, përmes telefonit ka kanosur përsëri zyrtarin policor që ishte në rast. I njëjti përsëri është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është hapur rast i veçantë”, ka njoftuar policia.

Të tjera
-
Ambasadori francez: S’jeni të izoluar përveç nëse e izoloni veten duke mos i dëgjuar miqtë e duke shitur moral
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka pasur mesazhe të qarta gjat...
-
Hapet konkursi për 20 gjyqtarë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkurs për 20 pozita për gjyqtar...
-
Reuters: Putin kërkon ndaljen e zgjerimit të NATO-s për të ndalur luftën, ka edhe kushte të tjera
Sipas tre burimeve ruse të nivelit të lartë, Reuters ka raportuar për disa ng...
-
Orav: Shpresoj që Kosova ta formojë sa më shpejt qeverinë e re për të ecur përpara drejt BE-së
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë t...
-
Gjergj Dedaj godet ashpër LVV-në: “Janë shndërruar në uzurpatorë dhe zhvatës të shtetit”
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar ash...
-
Tahiri, PDK: Të pezullohet vendimi i ZRRE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar pezullim...
-
Ky është 31-vjeçari që sulmoi gjinekologun Afrim Veliu në Prishtinë
Gazeta Sinjali pak më parë mësoi ekskluzivisht se Policia e Kosovës ka arrest...
-
Pas 22 seancave, Dehari çon mesazh: Nuk konstituohet Kuvendi pa marrëveshje mes partive politike
Udhëheqësi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili vijën nga g...
-
Rohde: Politikanët në Kosovë duhet të vendosin shtetin të parin, pastaj partinë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se Kosova urgjentisht duhet...
-
Arrestohet një nga të dyshuarit që rrahën gjinekologun Afrim Veliu
Policia e Kosovës ka arrestuar një nga të dyshuarit që javën e kaluar sulmuan...
-
IKD: Sulmet e partisë në pushtet ndaj Prokurorisë, mburojë për qeveritarët
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas deklaratave të ministre...
-
Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare
Gjermania pritet të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare. ...