Lajme

Vushtrriasi gjuan me armë në shenjë gëzimi pasi kishin aheng familjar

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 04 August 2021

Sot me datë 4 gusht 2021, rreth orës 15:46, një njësi policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna nga armë zjarri në rrugën “Shaban Polluzha” në Vushtrri.

Policia ka identifikuar lokacionin dhe ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes e po ashtu ka identifikuar personin e dyshuar, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë në shenjë gëzimi pasi kishin një aheng familjar.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë pistoletë me gas, prodhim italian e kalibrit 9 mm, një karikator i zbrazët dhe dy gëzhoja.

-Advertisement-

I dyshuari H.M., 51 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ’’Mbajtje në pronësi, posedim, apo kontrollë i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera