Lajme

Vushtrriasi e bën nënën për spital

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 27 January 2022

Një djalë nga Vushtrria e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë ai është arrestuar nga Policia e Kosovës, por me pas me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse nënës së tij i është ofruar tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera