Sport

Vushtrria po e rritë edhe një talent të madh të futbollit

Autori: Erion Maliqaj 13:17 | 02 May 2021

Rrugën e Milot Rashicën ëndërrojnë ta ndjekin shumë talent shqiptar, e në veçanti bashkëvendësit e tij nga Vushtrria, shkruan Gazeta inFokus.

Klubi i Vushtrrisë ku u zhvillua Rashica, tashmë po e rritë edhe një lojtar tjetër mjaftë të talentuar.

Bëhet fjalë për Adnit Shahinin, i cili aktualisht është pjesë e grup-moshës U17 të Vushtrrisë.

Shahini përveç̧ grup-moshës U17 shpesh ftohet edhe nga ekipi i parë i Vushtrrisë.

Vushtrriasi gjithashtu ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Kosovës U15.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

17 vjeçari me klubin e vendlindjes është shpallur disa herë kampion dhe golashënuesi me i mirë i skuadrës së tij.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Se fundmi Shahini me Vushtrrinë e ka fituar turneun e mbajtur për nder të heroit “Ilaz Kodra”.

Në këtë turne të zhvilluar në Skenderaj, Shahini është shpallur golashënuesi më i mirë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai është̈ njëri nder talentët më të mirë që po rritet në qytetin e Vushtrrisë dhe në të ardhmen e afërt ëndrra e tij është të luaj në Evropë dhe për kombëtaren e Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më poshtë keni disa nga golat e realizuar nga Adnit Shahini./Gazeta inFokus/

Të tjera