Sport

Vushtrria ka një kërkesë të veçantë për FFK-në

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 28 November 2019

Vushtrria të hënën zhvillon ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, derisa në stadiumin “Ferki Aliu” e pret skuadrën lidere të Superligës, Ballkanin, shkruan Gazeta inFokus.

Vushtrriasit janë të pezulluar për këtë ndeshje pa praninë e tifozëve, për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen ndaj Gjilanit javë më parë.

Kësisoj klubi i Vushtrrisë ka bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës që ti falet dënimi, pasi që dëshirojnë që grumbullimin e mjeteve nga shitja e biletave ta dhurojnë për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

-Advertisement-

Kjo është kërkesa e Vushtrrisë:

Klubi ka dorëzuar kërkesë për falje të denimit pranë FFK-së, që ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor 2019 kundër KF Ballkanit, e cila zhvillohet të Hënen në ‘Ferki Aliu’ të luhet në praninë e shikueshmerisë Vushtrriase, ku të gjitha mjetet e grumbulluara prej biletave do ti dedikohen tragjedisë së ndodhur në Shqipëri!

Ne shpresojmë se do të hasim në mirekuptim në mënyrë që Vushtrria të tregojë edhe një here zemërgjerësin siq e treguan së fundi me organizimin e djelmoshave të Forcës!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera