Lajme

Vushtrri: Tre personave iu gjenden 163 qese të vogla substancë narkotike

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 30 July 2022

Policia në Vushtrri ka arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt tre persona, pasi iu është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës narkotike në peshë prej 84.1 gram, të ndarë në 163 qese të vogla.

Tre të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Bajram Muli”, në kohën kur zyrtarët policorë kanë ngritur dyshimet për lëvizjet e të dyshuarve, të cilët janë përpjekur të iu shmangen zyrtarëve policorë duke hedhur sasinë e substancës narkotike në një lokacion tjetër.

Të dyshuarit me inicialet M.A., 31 vjeçar, A.M., 18 vjeçar dhe A.M., 25 vjeçar, janë intervistuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera