Lajme

Vushtrri, raportohet se një personi nën kërcënimin me armë i janë marrë celulari dhe paratë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 28 January 2018

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në fshatin Bukosh të Vushtrrisë ka ndodhur një rast grabitje. Viktima mashkull ka raportuar se persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë celularin dhe një shumë të parave.

I njejti ka pësuar lëndime trupore, ndërsa njësitet policore po merren me rastin, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

GRABITJE

Fsh. Bukosh, Vushtrri 27.01.2018-20:40. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte në rrugë, disa persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur celularin dhe një shumë të parave. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa njësit policore janë duke hetuar rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera