Lajme

Vushtrri: Arrestohen tre persona, blinin dhe shpërndanin marihuanë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 26 May 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën  në Vushtrri ka arrestuar tre persona pasi njërit prej tyre i është gjetur marihuanë, të cilën po e blinte dhe po e shpërndante.

Sipas policisë së Kosovës ndaj tre të dyshuarve është iniciuar edhe masa e mosrespektimit të dispozitave shëndetësorë gjatë pandemisë.

“BLERJE, POSEDIM, SHPËRNDARJE E PA AUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE- MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË Rr. Skenderbeu, Vushtrri. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj për shkak se tek njëri prej tyre, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasie vogël e substancave narkotike, e llojit Marihuanë. Ndaj të dyshuarve me urdhër të prokurorit, është iniciuar edhe lënda e rastit për shkak se nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me kufizimin e lëvizjes dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera