Rozë

Vuri të pasmet bombastike në pah, Georgina Rodriguez akuzohet për herë të parë për… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 19 Korrik 2022

Që kur u bë publike lidhja e saj me Cristiano Ronaldon, Georgina Rodriguez ka pasur në çdo moment gjithë vëmendjen e fansave, por edhe të mediave rozë.

Përveçse e dashura e një prej futbollistëve më të famshëm në botë, ajo ktheu sytë nga vetja edhe me paraqitjen e saj të jashtme. Bukuroshja argjentinase është gjithashtu edhe mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ajo poston herë pas here foto të ndryshme nga përditshmëria e saj, ku nuk mungojnë as pozat seksi dhe provokuese.

-Advertisement-

Së fundmi, Rodriguez ka mahnitur me pozat ku në disa foto duket me fëmijët dhe në disa të tjera ka vënë në pah të pasmet e saj bombastike. Ndonëse është shquar gjithmonë për format e saj, këtë herë ndjekësit e kanë akuzuar modelen për “photoshop”.

“Georgina flokët i ke shumë të bukura, por kjo nuk është prapanica jote”; “Je e bukur, nuk ke nevojë për Photoshop”; “Kjo duket shumë jonatyrale”; “Kushdo që mendon se kështu duken të pasmet tua, gabon shumë” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy