Rozë

Vullneti me akuza ndaj Leos: Ti e ke tradhtuar Lelën dhe besimin e saj

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 25 December 2024

Ka vazhduar debati dhe përplasja mes djemve të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Vullnet Krasniqi akuzoi Leonardo Gashin se e tradhtoi Lelen dhe besimin e saj menjëherë pas largimit nga shtëpia.

Leo i tha atij se po iu vjen inati që këtij të fundit i është hap gjoja goja, pasi ka qenë më i rezervuar.

-Advertisement-

Foto: Screenshot/YouTube

“Juve po ju vjen inati që mu ka çelë goja, ty Gresës, Sarës e Xhenetës”, tha Leo.

“Ti e ke tradhtu Lelen, e ke tradhtu çdo send të saj. Tradhtari i Leles je ti, ajo nuk ka pas qef me nejt ti me këta (Gjestin dhe Rovenën), ti e ke tradhtu të dashurën tënde”, i tha Vullneti.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje ndërhyri edhe Xheneta e cila i tha Leos se nuk është duke xhiruar ndonjë spot.

Leo këtë ditë ka qenë cak i sulmeve nga konkurrentët e tjerë, ku edhe kanë zhvilluar shumë debate brenda.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera