Rozë

“Vullnet qysh lexohet qikjo fjalë” – Kjo është videoja virale që hodhi dyshime se Driloni nuk e shkroi vet letrën

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 25 January 2025

Të premten mbrëma, gjatë natës finale të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova (BBVK), pesë finalistët e mbetur emocionuan publikun me leximin e letrave personale, që përshkruanin rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Këto letra, të mbushura me reflektime, kujtime dhe mesazhe inspiruese, ishin menduar të ofronin një pasqyrë unike të përvojës së tyre në BBVK.

 

-Advertisement-

@mik.inu Fituesi produksionit… 😂 #bigbrothervipkosova #xhenetafetahu #xheneta #drilonrama ♬ Originalton – B I G B R O T H E R

 

Por përkundër faktit që përmbajtja e tyreishte shumë e bukur dhe artistike, duket se ka dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

Kjo pasi në TikTok po qarkullon një video ku Driloni, i cili u zgjodh më vonë edhe si fitues i këtij edicioni, po ushtronte para spektaklit leximin e letrës. Gjatë leximit, ai has në një vështirësi të pazakontë me një fjalë në tekst – “gënjejnë” – dhe pyet Vullnetin për shqiptimin e saj.

Kjo skenë ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjetet sociale, pasi letra ishte prezantuar si një krijim personal i Drilonit.

Për publikun, fakti që Driloni nuk e kuptonte një nga fjalët e përdorura në letrën “e tij” ka nxitur spekulime se letrat mund të mos jenë shkruar nga vetë finalistët, por ndoshta nga një ekip i jashtëm apo producentët e spektaklit. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera