Vullin jep dorëheqje nga posti i drejtorit të inteligjencës së Serbisë
Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 03 November 2023
Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Alleksandar Vullin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vullini nëpërmjet një komunikate.
“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.
Sipas Thesarit, Vullin ishte përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas njoftimit, ai po ashtu ishte përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kush është Alleksandar Vullin?
Alleksandar Vullin, ish-bashkëpunëtor i Mirjana Markoviqit, gruas së Slobodan Milosheviqit, është sot partner koalicioni i Partisë Progresive Serbe në pushtet.
Pas shumë vitesh përvojë ministrore në Qeverinë e Serbisë, në dhjetor të vitit 2022 u emërua shef i shërbimit të sigurisë kombëtare – Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).
Më 10 maj, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, ku shpreh shqetësimin për emërimin e Vullin në krye të BIA-s, i cili në tekstin e rezolutës përshkruhet si një person “i njohur për retorikën e tij kundër BE-së dhe pro-Kremlinit”.
Vullin është i njohur për publikun e gjerë, për retorikën e tij të ashpër ndaj fqinjëve të tij në rajon dhe miqësinë e tij ndaj Rusisë.
Në një nga kritikat e fundit kundër tij, ambasadat e Ukrainës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, si dhe BE-ja, kritikuan pjesëmarrjen e Vulinit në konferencën ndërkombëtare të sigurisë në Moskë, në maj të këtij viti.

Të tjera
-
Rafuna: Po bëhemi vend i pashpresë
Rritja e çmimit të energjisë elektrike po rrezikon bizneset dhe standardin je...
-
Mbetje mortore të gjetura në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri të luf*tës
Dyshohet se mbetjet e eshtrave të një personi të zhdukur gjatë luftës në Koso...
-
Alivanoset një punonjës në Pallatin e Drejtësisë, shkak mosfunksionimi i sistemit të klimatizimit
Gjatë këtij sezoni të verës, njësoj si në vitet e kaluara, punonjësit në Pall...
-
Ky është i riu nga Ferizaj që vdiq në aksident, familjarët japin lajmin mortor
Rinor Kashtanjeva është i riu që vdiq në një aksident në orët e para të së di...
-
Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rru...
-
Muharremi: Nëse partia e parë s’reflekton, meriton ndëshkimin më të madh politik
Analisti Shenoll Muharremi, e ka komentuar interpretimin e vendimit të Gjykat...
-
Sul*moi zyrtarët policor, arrestohet i dyshuari në Klinë
Një person në Klinë është arrestuar pasi i njëjti kishte sulmuar dhe ofenduar...
-
52 aksidente për një ditë në Kosovë, një me fatalitet
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u shënuan 52 aksidente trafiku. Sipa...
-
Sot tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët do të mblidhen të dielën në përpjekjen e 38 për konstituimin e Kuve...
-
Zhduket një 15 vjeçar në Ferizaj
Një 15 vjeçar është zhdukur në Ferizaj. Lajmin në polici e ka raportuar në...
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...