Lajme

Vulinit përsëri i ndalohet hyrja në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 11 June 2017

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka ndaluar hyrjen në Kosovës, zyrtarit nga Qeveria e Serbisë, Aleksandër Vulin, transmeton Koha.net.

Burime nga MPJ thonë se arsyeja e ndalesës së kësaj vizite, të paralajmëruar për nesër është për shkak të deklaratave të tij provokuese në vizitat paraprake.

Kjo është hera e katërt që Vulinit i refuzohet kërkesa për vizitën në Kosovë. Vetëm para disa ditësh, Vulinit i është refuzuar një kërkesë tjetër për vizitë në Kosovë.

-Advertisement-

Hoxhaj edhe më herët ka deklaruar se nuk do të lejohen zyrtarë të cilët nuk i përmbahen rregullave të marrëveshjes për vizitat zyrtare të arritur në Bruksel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera