Lajme

Vulini si Putini: Tregon se çfarë kërcënimi është për Serbinë anëtarësimi i Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 04 March 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, e ka komentuar kërkesën e shtetit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO, shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në paktin e NATO-s është kërcënim ushtarak për Serbinë dhe asgjë tjetër.

Sipas tij nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të ngurronte të sulmonte serbët veçanërisht në veri dhe të provokonte konflikte derisa Serbia të detyrohej të mbronte popullin e saj.

-Advertisement-

“Kosova s’është shtet, s’ka ushtri, është problem politik për të paktën 4 shtete të NATO-s dhe s’do të ketë kapacitete ushtarake për një kohë të gjatë. Prandaj pse është e rëndësishme të bëhet anëtare e NATO-s pa procedura dhe përmbushje të kushteve? Anëtarësimi i Kosovës në paktin e NATO-s është kërcënim ushtarak për Serbinë dhe asgjë tjetër. Duke e anëtarësuar Kosovën në aleancën ushtarake të NATO-s anulohen Rezoluta 1244, shfuqizohet Marrëveshja e Kumanovës dhe të gjitha garancitë e OKB-së, por gjithashtu obligon të gjithë anëtarët e NATO-s që ta mbrojnë integritetin territorial të anëtarit të ri. A dyshon dikush që në këtë rast Kurti do të ngurronte të sulmonte serbët veçanërisht në veri dhe të provokonte konflikte derisa Serbia të detyrohej të mbronte popullin e saj”, ka thënë Vulin.

Njëjtë si Vulini për Kosovën kishte deklaruar edhe Vladimir Putin për Ukrainën para se të fillonte agresionin e tij ushtarak./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera