Lajme

Vulin: Vuçiq s’ka thënë që s’e takon Putinin, a mendoni se do ta mbijetojmë dimrin pa gazin rus?

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 07 September 2024

Politikani serb i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksander Vulin, të cilit Vuçiq i ka bërë vend në qeverinë e Serbisë, ka folur për televizionin publik serb për ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për presidentin e Serbisë. Vulin ka thënë se Vuçiq nuk e ka refuzuar ftesën për takim në BRICS dhe se të dy presidentët do të bisedojnë në një telefonatë të paracaktuar, shkruan N1.

“Rusia dhe Serbia janë partnerë strategjikë dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka thënë Vulin për RTS.

Ai shtoi se Vuçiq dhe Putin janë mbi të gjitha miq, duke theksuar se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

-Advertisement-

“Ne jemi një komb i madh dhe kombet e mëdha nuk i tradhtojnë miqtë e tyre”, theksoi Vulin.

Politikani i sanksionuar serb ka folur edhe për një marrëveshje gazi me Rusinë që Vuçiq e Putin pritet ta diskutojnë.

“A mendoni se ne do të mbijetojmë këtë dimër pa gazin rus ?” Mendoj se të dy presidentët do ta diskutojnë”, tha Vulin. /Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera