Lajme

Vulin u shkruan homologëve për “rrezikun nga FAK-u”

Autori: Gazeta inFokus 00:01 | 13 December 2018

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, u ka dërguar letër ministrave të Mbrojtjes të 53 vendeve në botë, duke i ka ftuar ata që ta pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai, siç njofton tanjug, e ka dërguar këtë letër me qëllimin që një ditë askush të mos mund të thotë se nuk e ka ditur se “çfarë ka ndodhur në hapësirën e Kosovës”.

Vulin i ka njoftuar kolegët “se sa formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do ta rëndojnë situatën në Kosovë por edhe në gjithë rajonin”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera