Lajme

Vulin: Ta dijë Maqedonia, Kosova s’guxon të bëhet anëtare e UNESCO-s dhe INTERPOL-it

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 28 August 2017
Qeveritarët maqedonas duhet ta udhëheqin politikën në vendin e tyre, por duhet ta dijnë se për ne është shumë e rëndësishme që Kosova të mos jetë anëtare e UNESCO-s dhe Interpolit, ka deklaruar dje ministri serb për mbrojtje, Aleksandar Vulin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Edhe Maqedonia edhe të gjithë vendet tjera duhet ta dijnë se çështja për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe INTERPOL është e një rëndësie të madhe dhe vlerësojmı se Kosova nuk guxon dhe nuk mund të jetë pjesë e atyre organizatave. Të gjitha vendet që e dijnë atë, do ta kuptojnë se edhe ‘marrëdhëniet tona në një pjesë të madhe do të ndërtohen sipas kësak’, ka deklaruar Vulin duke shtuar se ne patjetër të kujdesemi për interesat tona.

Ai ka vlerësuar se qeveritarët maqedonas duhet të udhëheqin politikën në vendin e tyre.

Përndryshe, Qeveria serbe para një jave, tërhoqi të gjithë stafin diplomatik nga ambasada e Beoggradit në Shkup, me arysen se Maqedonia së bashku me intelegjentë ndërkombëtar punon kundër interesave të Serbisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera