Lajme

Vulin i përgjigjet Malit të Zi: Për Kosovën, duhet të na pyesni neve

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 08 July 2018

Pas vendimit të ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviq për të dërguar trupa ushtarake në kuadër të KFOR-it, ka reaguar Aleksandër Vulin.
Ministri serb i Mbrojtjes ka thënë se Mali i Zi është dashur ta pyes Serbinë për një vendim të tillë meqë sipas tij, Kosova nuk është shtet.

“Kur Mali i Zi dërgon trupa në mision brenda territorit të Serbisë, çështja kyçe është të pyetemi ne”, është shprehur Vulin

Megjithatë, Vulin ka thënë se respektohet vendimi i Boskoviqit meqë trupat e dërguara do t`i ruajnë manastiret.

-Advertisement-

Lidhur me këtë çështje, Boskoviq kishte deklaruar se nuk kanë pse e pyesin Beogradin, meqë Kosova është shtet i pavarur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera