Lajme

Vulin i reagon Ramës: Bashkimin Shqipëri – Kosovë do ta ndalë “bota serbe”

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 10 October 2021

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandër Vulin, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi deklaroi se “bashkimi Shqipëri-Kosovë mbetet një aspiratë e tij”.

“Kur Rama tha se ka për qëllim bashkimin e Kosovës dhe Shqipërinë, vendet ballkanike heshtën, UNMIK që kontrollon Kosovën sipas Rezolutës 1244 heshti dhe BE nuk po lëshon qëndrimin e famshëm “të përmbahen të dyja palët”, – tha ministri serb.

“Unë bëj thirrje për unitet të serbëve dhe them se qëllim i gjeneratës sonë është krijimi i “Botës serbe”, – është shprehur Vulin.

-Advertisement-

“Çdo gjë që lejohet për shqiptarët nuk do të jetë në gjendje të ndalohet për serbët. Pengesa e vetme për “Shqipërinë e Madhe” dhe forca e vetme që do të mundësojë që serbët të mos drejtohen nga të tjerët është uniteti politik serb dhe krijimi i një “bote serbe”. Shpresoj që të gjithë ata që heshtin për deklaratën e Ramës për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” do të heshtin kur ne serbët të flasim për “botën serbe” “, shtoi ai.

Gjatë intervistës në “Zonë e Lirë” kreu i qeverisë Rama u pyet nëse synimi i tij është të jetë president i Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama u përgjigj duke thënë se: “Nuk është në planet e mia. Bashkimi Kosovës me Shqipërinë po. Kjo nuk është projekt personal, kjo është aspiratë. Ambicia ime është të kem një jetë të tretë, që të mos ketë lidhje me politikën e përditshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera