Vulin akuzon Haradinajn për krime në Serbi e Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 03 June 2018
Deklarata e sotme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt se “Kosova do të pranojë pajtimin me Serbinë në këmbim të njohjes së pavarësisë”, ka nxitur reagime në Serbi.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, siç raportojnë mediat serbe, duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, i ka shtruar atij një pyetje ironike “A e ke menduar vetë këtë, apo të ka ndihmuar dikush?”.
Ministri serb, sipas parimit “mbrojtja më e mirë është sulmi”, ka bërë akuza në adresë të Kosovës, duke numëruar një varg krimesh ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë, e që në fakt të gjitha këto krime kryesisht i kanë kryer forcat ushtarako-policore edhe paramilitare serbe ndaj popullatës civile shqiptare.
“Fillimisht keni përdhunuar dhe vrarë gra dhe fëmijë, keni djegur fshatra, plaçkitur prona, keni vrarë policë dhe ushtarë dhe keni pëerndjekur 250 mijë njerëz nga shtëpitë e tyre, shkatërruat dhjetëra kisha dhe manastire, u përpoqët ta ndani në mënyrë të paligjshme një pjesë të Serbisë, keni shkelur çdo fjalë që keni dhënë në dialogun e Brukselit dhe tani jeni kujtuar t’i kërkoni që Serbia të pranojë të gjitha këto dhe të njoh, madje edhe kërkon pajtim për konfliktin që nuk e ka kërkuar apo shkaktuar”, tha Vulin.
“Dhe më lejoni të përsëris pyetjen nga fillimi: A e ke menduar vetë këtë, apo të ka ndihmuar dikush?”, tha ministri i serb i Mbrojtjes.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...
-
Plạgosja në Vranjevc, Policia tregon çka gjeti në vendngjarje – të plagosurve që po trajtohen në QKUK u caktohet masa e ndalimit për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen që ndodhi dje në lagjen...