Lajme

Vulin i “acaruar” që iu ndalua hyrja në Kosovë, ja çfarë thotë për politikanët

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 06 June 2017

Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se Prishtina nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’u marrë me politikën e qeverisë serbe, përveç me forcë dhe dhunë të ashpër, por sipas tij lidhja midis qeverisë dhe serbëve të Serbisë në Kosovë nuk mund të ndërpritet as nga dhuna as në ndonjë mënyrë tjetër, transmeton Indeksonline.

Duke komentuar ndalimin që iu bë për hyrjen e tij në Kosovë nga Ministra e Punëve të Jashtme, Vulin ka thënë se ai do të jetë me serbët në Kosovë gjithmonë, sa herë që të jetë e nevojshme dhe sa herë që Qeveria e Serbisë të vlerësojë se duhet prania e tyre./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera