Lajme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Hoti-Rama për pikën doganore të Kosovës në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 04 July 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti që e ka dhënë të premtën pas takimit që ka pasur me kreun e Qeverisë shqiptare, Edi Ramën, lidhur me “një pikë doganore për Kosovën në Portin e Durrësit”.

Vuçiq është pyetur për këtë deklaratë gjatë një konference për shtyp që e ka mbajtur me rastin e vizitës në aeroportin “Batajnica”.

Kreu i shtetit serb e ka cilësuar si një marrëzi.

-Advertisement-

“Gjithçka që dëgjoj nga deklaratat e tyre, jam i ngopur me marrëzitë e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke ritheksuar edhe një herë që s’ka ndërmend ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Thonë se po vijnë për të negociuar për njohje të ndërsjellë. Epo, mos ejani fare. Unë nuk vijë të negociojë për këtë. Këtë ua them edhe nënave dhe baballarëve të tyre politikë”, ka thënë Vuçiq, raporton “b92.net”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera