Lajme

Vuçiqi tregon për marrëveshjen e madhe që Brukseli po ia kërkon Serbisë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 16 November 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që Serbia të anëtarësohet në këtë Union pa e nënshkruar një dokument obligativ në fund të procesit të marrëdhënieve me Prishtinën.

Vuçiqi ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë raportet që shteti i tij të bëhet anëtar i BE-së.

“Duhet ta bëni normalizimin e marrëdhënieve, siç thonë ata”, ka thënë Vuçiqi.

-Advertisement-

“Pavarësisht se si interpretohet kjo, kjo është ajo çfarë presin në BE”, ka shtuar Vuçiqi.

“Nuk bëhet fjalë për njohje, askush nuk flet në këtë mënyrë, Këtë e thonë në mes rreshtave, kjo është ajo çfarë mund t’ju them”, ka theksuar Vuçiqi.

Presidenti i Serbisë ka thënë se është i kënaqur me takimet në Bruksel të kryeministres së Serbisë Ana Brnabic, e cila është duke qëndruar në kryeqytetin evropian. Ai ka thënë se një vizitë e tillë është e rëndësishme sepse siç ka thënë ai pa ndryshimin e gjithëmbarshëm të raporteve me Kosovën, Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së.

Vuçiqi ka folur edhe për dialogun e brendshëm në Serbi, duke thënë se “më nuk po mund t’i dëgjoj budallallëqet se ka marrë detyrë për ta njohur Kosovën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera