Lajme

Vuçiqi tha jo, por Daçiqi dyshon: Eichhorst mund ta ketë shkruar “non-paper”-in duke u konsultuar me dikë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 April 2021

“Për shkak të qëndrimit të palëkundur për mosnjohjen e Kosovës, Serbia ishte e ekspozuar ndaj ‘non-papers’ të ndryshme”, tha sot kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që drejtoresha ekzekutive e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) për Evropën dhe Azinë, Angelina Eichhorst ta ketë shkruajtur “non-paper”-in e fundit për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Daçiç i tha TV Pink se Eichhorst, e cila përmendet si autore e pretenduar e të ashtuquajturës non-paper “gjatë gjithë këtyre viteve mbajti lidhje me Beogradin dhe Prishtinën”, por shtoi se ajo nuk mund ta shkruante atë dokument vetë dhe “ndoshta ishte konsultuar me dikë”.“U shfaq një pandemi e letrave të ndryshme dhe në thelb asnjë nga ato letra nuk na përshtatej”, tha Daçiq.

Ai theksoi se që nga fillimi i dialogut me Kosovën, Serbia ka “përcaktime të qarta se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Daçiq: Është e mundur që holandezja Eichhorst ta ketë shkruar “non-paper-in”

Daçiq vlerësoi se me pikëpamjet e tij mbi mosvazhdimin e dialogut me Serbinë më 11 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “po e poshtëron BE-në në mes të Brukselit”.

“Pozicioni ynë është parimor dhe i mprehtë, por është konstruktiv dhe jo negativ, ne nuk jemi këtu për ta shkatërruar dialogun, por për të kontribuar në dialog dhe ndonjëherë të heshtim për diçka ndaj së cilës duhet të reagojmë në mënyrë histerike”, tha Daçiq.

Ai shtoi se Prishtina sipas tij është “rreziku më i madh” për mosvazhdimin e dialogut, ndërsa shtoi se Kosova gëzon mbështetjen e duhur të vendeve perëndimore që nuk dënojnë deklaratat e zyrtarëve.

Të tjera