Lajme

Vuçiqi takohet me ambasadorin rus, i flet edhe për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 24 December 2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin tha se folën për marrëdhëniet Serbi – Rusi por edhe për situatën në Kosovë.

Vuçiqi bëri të ditur se pranoi një kartolinë të Vitit të ri dhe Krishtlindjeve nga presidenti rus, Vladimir Putin, të cilës tha se iu përgjigj me urime për mirëqenie të qytetarëve të Rusisë.

“Gjithashtu, e njoftova ambasadorin në mënyrë më të detajuar për situatën në Kosovë”, shkroi Vuçiqi.

-Advertisement-

Ai tutje tha se ia ritheksoi ambasadorit rus nevojën për një zgjidhje përfundimtare të siç i quajti “ sfidave të kahershme”.

“ E ritheksova se Serbia vazhdon të luftojë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu theksova nevojën për një zgjidhje përfundimtare të këtyre sfidave të kahershme”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera