Lajme

Vuçiqi sulmon shtetet e Quint-it për zgjedhjet në veri: Turp, gënjeshtarë…

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 20 April 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kritikoi ashpër vendet e Quint-it për qëndrimin e tyre se do t’i konsiderojnë si legjitime rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në veri të Kosovës, edhe pse përfaqësuesit e shumicës së popullit serb nuk do të marrin pjesë në to.

Vuçiqi tha për televizionin serb “Prva”, siç raporton “Beta”, se vendet e Quint-it (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia) “këtë e bëjnë së bashku sepse duhet të mbështesin të ashtuquajturën Kosovë dhe ta thyejnë Serbinë”, me vlerësimin se ky është “qëllimi i tyre i vetëm dhe përfundimtar”.

“Kjo është gjëja më e neveritshme dhe më e korruptuar që kanë mundur ta bëjnë. Turp për të gjithë bashkë! Komplet Quint-in, gjithë ata gënjeshtarë! Ndoshta do të më thyejnë mua, por nuk do t’i lë ta thyejnë Serbinë”, tha Vuçiqi në këtë intervistë, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Vuçiq tha se qëllimi i Quint-it është të parandalojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013.

“Quint-i po e bën këtë sepse kur dikush nga ekipi menaxhues serb më 2 maj të prezantojë draftin e Statutit të AKS-së, (kryeministri i Kosovës Albin) Kurti do të thotë se e pranon, por se nuk ka komuna serbe në veri të Kosovës që të duan t’i bashkohen AKS-së, sepse Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut dhe Leposaviqit e Zveçanit”, tha Vuçiqi.

Ai tha se 23 prilli, kur do të mbahen zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës, do të jetë një “ditë e tmerrshme” për demokracinë dhe një “ditë e vështirë” për popullin serb.

Presidenti serb ka thënë se në tri komunat më të mëdha në veri të Kosovës (Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Leposaviq) nuk do të ketë kandidatë serbë, por vetëm kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit dhe Partia Demokratike e Kosovës e Hashim Thaçit.

“Nga 15 mijë banorë në Leposaviq, në listën zgjedhore janë të regjistruar 300 shqiptarë, që është dy për qind. Pjesëmarrja në asnjë komunë nuk do të jetë më e madhe se tre apo katër për qind, do të jetë një ditë në të cilën turpi i Evropës dhe botës do të shënohet zyrtarisht për gjithçka që organizuan, që mirëpresin dhe që bëjnë”, tha Vuçiq.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës do të mbahen më 23 prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera