Lajme

Vuçiqi përmend “Vidovdanin” në fjalimin e tij, politikani serb paralajmëron kohë të errëta

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 19 June 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, gjatë fjalimit të tij ka përmendur manifestimin “Vidovdan” që do të mbahet më 28 qershor.

Vuçiq në fjalimin e tij tha se “gjërat janë afruar drejt fundit”.
“Serbia do të duhet të jetë fajtore në një mënyrë apo tjetër. Jam i sigurt se gjërat janë afruar pothuajse drejt fundit. Unë fola me përfaqësues të serbëve që janë të dëshpëruar dhe njerëzit do të donin të ruanin paqen, por nuk dinë se si ta ruajnë atë. Vidovdani është një ditë e rëndësishme në historinë serbe dhe në Vidovdan serbët do të bëjnë gjithçka që munden për të ruajtur paqen, në përputhje me normat ndërkombëtare”, tha Vuçiq.

E politikani opozitar serb Boban Bogdanoviq, njëherit sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, ka paralajmëruar kohë të errëta.

-Advertisement-

“Ndoshta, si Sllobodan Millosheviqi, Aleksandar Vuçiq do t’u bëjë thirrje në Vidovdan më 28 qershor, të gjithë kleronacionalistët të bashkohen në mbrojtje të ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, të bllokohet rruga evropiane e Serbisë dhe të përgatitet për përshkallëzimin e konfliktit të armatosur në Kosovë. Kohë të errëta po vijnë!” – ka shkruar Bogdanoviq në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera