Vuçiqi pas takimit me serbët nga Kosova: Së shpejti me platformë të përbashkët

Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 07 April 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Republika e Kosovës tha se të gjitha ekipet do të vazhdojnë të punojnë edhe në shtatë ditët e ardhshme për të dalë me një deklaratë të përbashkët për shumë çështje, e ndër to edhe çështja e zgjedhjeve të 23 prillit në Kosovë, në të cilat serbët, siç tha ai, nuk do të marrin pjesë.
Ai ka thënë se edhe njerëzit nga veriu edhe nga jugu i Kosovës kanë shfaqur zemërim dhe inat të madh ndaj autoriteteve në Prishtinë dhe ndaj heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare, raporton N1.
“Biseduam për të gjitha problemet, gjendjen e sigurisë, e cila është e vështirë”, tha ai. “Pakënaqësia dhe zemërimi i popullit tonë për shkak të shkeljes së marrëveshjes së targave dhe arrestimit të njerëzve, po arrin kulmin – ideja ime për të rënë dakord sot dhe për të dalë me qëndrime – nuk ishte e mundur, ndaj u tërhoqa”, theksoi ai, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti serb ka thënë se takimi i radhës do të jetë në Rashkë, ku do të jenë të ftuar ministrat dhe kryeministrja serbe. Deri atëherë, ai tha se do të bihet dakord për një platformë të përbashkët.
“Tema ishte se çfarë mund të bëjë Serbia për njerëzit më vulnerabël në Kosovë – sa i përket punësimit, pozitës ekonomike – dhe se do të dalë me masa konkrete edhe në këtë drejtim”, tha ai.
“Ata janë veçanërisht të indinjuar nga arrestimi i serbëve dhe përpjekja që të gjithë ata që u bënë rezistencë jo të dhunshme tentativave të dhunshme që Kurti bëri në veri të Kosovës, njerëzit nuk do ta tolerojnë më, është një përpjekje për pastrim të Kosovës nga të gjithë ata që një ditë do të kundërshtonin”, tha ai, duke shtuar se kishte një kërkesë për ruajtjen e paqes.

Të tjera
-
Nezir Kraki i mban krahun Kurtit: Termi “nomadë” nuk ishte ofendim, ne jemi aty për të bërë Kuvendin
Deputeti i Guxo-s, Nezir Kraki, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin...
-
Trump merr vendimin e fundit për Tik-Tokun
Presidenti Donald Trump nënshkroi të enjten një urdhër ekzekutiv duke zgjatur...
-
Çeku e shkruan postimin e parë si kandidat, flet për Prishtinë të gjelbër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ...
-
Abdixhiku: Memli Krasniqi mund të flasë vetëm për 24 deputetët e PDK-së, jo për partinë e Emiliës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar dekl...
-
SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael
Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të nga...
-
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentua...
-
Abdixhiku, Kurtit: Mos më çoni më njerëz, as asgjë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se L...
-
Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar shqiptari që kërkohej për vrasje
Është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar një burrë, shtetas i Shqipërisë, ku ...
-
Kurti: Tri ndërtesa të banimit social në Klinë po rinovohen
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për një investim 650 mijë euro n...
-
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
(Radio Evropa e Lirë) – Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konf...
-
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndë...