Vuçiqi pas takimit me QUINT-in: Bisedime serioze dhe të rëndësishme për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 21 October 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, që përbëhet nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe shefin e Delegacionit të BE-së në Serbi.
Takimi u zhvillua, siç tha mbrëmë Vuçiqi, me kërkesë të tyre.
Sipas raportimeve, ambasadorët i kanë dorëzuar Vuçiqit një dokument të përbashkët në të cilin shprehin shqetësimin e tyre për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, në prag të afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në Kosovë, raporton televizioni publik i Serbisë, RTS, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti tha se ndan shqetësimin për tensione të mundshme, duke shtuar se “Serbia është e përkushtuar për dialogun si mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, në të mirë të serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Kosovë e Metohi, pa i rrezikuar interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare”.
Ai theksoi se “tensionet aktuale kanë lindur për shkak të lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës, si dhe për faktin se Prishtina nuk i respekton dispozitat e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e nënshkruar me ndërmjetësimin e BE-së”.
Në njoftim thuhet se “ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i Delegacionit të BE-së kanë falënderuar presidentin Vuçiq për angazhimin konstruktiv të Serbisë në përmbushjen e Udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, në kuadër të dialogut me Prishtinën”.
Pas takimit, Vuçiqi ka shkruar në Instagram se ka pasur diskutime serioze dhe thelbësisht të rëndësishme me të pranishmit.
“Përkundër të gjitha sfidave, ne vazhdojmë të udhëheqim një politikë të përgjegjshme që ruan paqen dhe interesat kombëtare të vendit tonë, për të mbrojtur frymën e lirisë dhe pavarësisë së Serbisë dhe gjithmonë t’ua themi të vërtetën të gjithëve”, tha Vuçiqi në profilin e “E ardhmja e Serbisë” në Instagram.
Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.

Të tjera
-
Koca: Nëse bllokohet Gjykata Kushtetuese, Kosova rrezikon anarki institucionale
Analisti Milazim Koca ka komentuar zhvillimet lidhur me moskonstituimin e Kuv...
-
Paradoksi urban, mbi 200 mijë banesa të pabanuara në Kosovë
Në Kosovë janë evidentuar 581 mijë e 95 banesa, nga to, 356 mijë e 959 janë t...
-
Zjarret në Istog, Bekë Berisha shpreh shqetësimin për sigurinë e njerëzve: Faleminderit zjarrfikësve dhe KFOR-it
Deputeti Bekë Berisha ka shprehur shqetësimin e tij me zjarret në Istog. “...
-
Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Deliu: Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit n...
-
Ngërçi politik, a janë në rrezik mandatet e deputetëve?
Për situatën politike të krijuar në Kuvendin e Kosovës, një deputete e Kuvend...
-
Zjarr afër tunelit të Stankovecit, ndërpritet qarkullimi në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elexit
Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pala maqedonase ka njoftuar...
-
Përparim Rama akuza Qeverisë për bllokim të buxhetit: Rrezik alarmant, janë prekur të gjitha shërbimet jetike
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama nëpërmjet një postimi në faceb...
-
Raportohet se janë suspenduar pesë policë pas rastit të 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan
Pesë zyrtarë policorë në Lipjan janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Ko...
-
Publikohen rezultatet në testin e arritshmërisë, nxënësit arrijnë sukses në histori, dështojnë në kimi e matematikë
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se ka pub...
-
Tymi përfshin një pjesë të kabinës, avioni bën ulje emergjente në Gjermani
Kompania ajrore Swiss International Airlines e Deutsche Lufthansa njoftoi kët...
-
Skandaloze: Pushteti e rras AKI me njerëz të VV`së – Mbi 40 veta pranohen në këtë institucion
Agjencia Kosovare e Inteligjencës së shejti pritet t`i ketë në radhët e saj e...
-
Zjarr i madh në Podujevë – Digjen arat me grurë dhe rrezikohen shtëpitë
Një zjarr i madh i ka përfshirë të mbjellurat me grurë në afërsi të Tabeve të...