Vuçiqi pas takimit me Borrellin, thotë se varet nga Kurti çfarë do të ndodhë tutje
Autori: Gazeta inFokus
19:17 | 22 June 2023
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë zhvilluar takime të ndara, fillimisht me kryeministrin Albin Kurti e më pas edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton “Danas”.
Takimet kanë zgjatur pothuajse tri orë.
Kreu i shtetit serb foli pas këtij takimi, ku tha se ka dhënë premtimin se Serbia do të bëjë gjithçka është e mundur që problemet të zgjidhen përmes bisedimeve.
“Çfarë do të ndodhë më tutje, konsideroj se pak varet nga zotëri Borrelli dhe nga ne, por varet nga ata që kanë tentuar që përmes provokimeve të nxisin tensione”.
“Nuk shoh asnjë dëm nga takimi, nëse ka dobi, super, nëse jo – çka të bëjmë”, tha Vuçiqi, teksa theksoi se nuk dëshiron të flasë për rezultatet konkrete të takimit.
Para takimit, Borrelli postoi një status në Twitter me nevojitet de-përshkallëzim i menjëhershëm dhe zgjedhje të reja në veri me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës.
“Kjo është çështja kryesore për rajonin”, shkroi ai.

T� tjera
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA i dyshuari për krime kibernetike
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të A...
-
Tri protesta sot në Prishtinë, në rrugë organizatat për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët e KEK-ut dhe studentët
Sot në Kosovë do të mbahen tri protesta, ku organizatat për mbrojtjen e fëmij...
-
Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it
Kosova renditet ndër pesë vendet me rezultatin më të lartë në Evropë në Indek...
-
Paralajmërime për erëra të forta në Kosovë, IHK dhe institucionet apelojnë për kujdes – këto janë rekomandimet
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pritet të ketë...
-
Kuvendi i Kosovës mban dy seanca plenare, në rend dite edhe Ligji për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot dy seanca plenare, në të cilat do të sh...
-
BE-ja nuk do të nisë bisedimet për marrëdhënie afatgjata me Britaninë
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian rrezikojnë të hyjnë në një tjetër peri...
-
Fehmi Hoti pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet mbështetja për Policinë e Kosovës
U. D. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Fehmi HOTI, me b...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës po merr pjesë në punimet e Sesionit të 38-t...
-
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet e viteve 1998/99 në Kosovë
Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një k...
-
Investitorët japonezë shqyrtojnë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën
Zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimi i mundësive të reja për invest...
-
Rikthehet furnizimi me energji në Prishtinë
KEDS ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji në Prishtinë.Në njoft...



































