Lajme

Vuçiqi: Neve na përgjigjen, Osmanit nuk do t’i kthejë përgjigje India

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 09 September 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar thirrjen që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia bëri Indisë për ta njohur Kosovën, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nëse Serbia do të vazhdojë të lobojë për t’i bindur shtetet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ai tha se “kur Serbia kërkon mbështetje, atëherë e merr dhe kjo bëhet e ditur”.

“Kur të dëgjoni se e kemi thirrur dikë, ata do të përgjigjen, ndryshe nga thirrja e tyre për Indinë, e cila nuk do t’u përgjigjet atyre”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin indian “WION” i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews.

Reklamë

Osmani ka thënë se fillimisht India duhet t’i njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj ta njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja tha se nuk ka për të ndryshuar.

“Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash t’i njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani në këtë intervistë për redaktoren e WION, Palki Sharma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera