Lajme

Vuçiqi mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare si pasojë e trazirave në Beograd, del në konferencë të jashtëzakonshme për media

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 24 December 2023

Është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë derisa pritet edhe që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke iu adresuar serbëve në një konferenfcë të jashtëzakonshme për media.

Krejt kjo si pasojë e trazirave të mëdha që vërshuan Beogradin nga opozita e bashkuar “Serbia kundër dhunës” kanë thyer dyert dhe dritaret e Kuvendit të Beogradit; si pasojë e mospranimit të rezultatit zgjedhor që opozita vlerëson se kanë qenë zgjedhje të vjedhura.

Vuçiqi në fillim të fjalimit të tij u tha serbëve që “mos u shqetësoni, nuk po ndodh kurrëfarë revolucioni”.

-Advertisement-

“I falënderova të gjithë efektivët e policisë që mbajtën barrën e rëndë sonte. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se kjo është përgatitur. Ne kemi prova të forta për këtë. Shteti do të reagojë dhe jam i bindur se prokuroria dhe organet kompetente shtetërore do të reagojnë konform Kushtetutës dhe ligjit. Askush nuk ka të drejtë të na prishë shtëpinë dhe të shkatërrojë pronat e këtij vendi, aq më pak kush ka të drejtë të plagosë rëndë policët tanë. Kemi dy policë të plagosur rëndë dhe më shumë me lëndime të lehta ose ende të pa kryera. Ata qëlluan mbi ta me zare me të cilët mund të vrasësh fjalë për fjalë një burrë. Për të mos folur për xhamin që u ra”, tha Aleksandar Vuçiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera