Lajme

Vuçiqi falënderon serbët që po i mbajnë të bllokuara pikat kufitare në Jarinjë dhe Bernjak

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 27 September 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar qytetarët serb të cilët po mbajnë të bllokuara dy pikat kufitare në veri të vendit.

Ai përmes një video në rrjetet sociale, ka thënë serbët i kanë duart e lidhura dhe se duhet të luftojnë, shkruan “Indeksonline”.

“Faleminderit njerëzve për përkrahjen në këto ditë të vështira, faleminderit popullit tonë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju”, ka thënë Vuçiqi.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot është dita e tetë prej kur serbët po protestojnë në Jarinjë dhe Bernjak për të kundërshtuar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat.

Për të mërkurën është paralajmëruar një takim në Bruksel mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për këtë çështje.

Ndërkombëtarët tash e disa ditë po kërkojnë që të ulën tensionet në këtë pjesë të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera