Lajme

Vuçiqi e pranon: Serbia s’do të jetë pjesë e BE-së pa i zgjidhur problemet me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 30 September 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka falenderuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen për, për siç tha ai, fjalët e arsyeshme dhe qëndrimin e saj mbi krizën në veri të Kosovës.

Vuçiq pranoi se Serbia s’do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa t’i zgjidhë problemet me Kosovën.

Ai tha se delegacioni serb në Bruksel do të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje.

-Advertisement-

“Le ta ruajmë paqen dhe të nënshkruajmë më shumë marrëveshje që do të thotë ekonomi më e mirë për të gjithë ne. Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së derisa t’i zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, por ne do të luftojmë dhe zgjidhim gjërat”, tha Vuçiq.

Ai tha se presidentja e Komisionit Evropian pati “një qasje të balancuar”, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, duke e falenderuar atë.

“Unë u jam veçanërisht mirënjohës për qëndrimin tuaj mbi krizën në Kosovën veriore, me një qasje të balancuar”, tha Vuçiq.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen po qëndron për vizitë në Beograd. Dje, ajo ishte në Kosovë ku u takua me kryeministrin Albin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera