Lajme

Vuçiqi e çon Beogradin në zgjedhje të reja pas akuzave për manipulime

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 02 March 2024

Në një konferencë për media në Presidencën e Serbisë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu se me datën 2 marsi ka kërkuar listës zgjedhore të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) që të shkojë në zgjedhje të reja në Beograd.

“E di që e keni shumicën, mirëpo më mirë është të humbësh sesa të përsëritet situata e vitit 2008, kur Partia Demokratike dhe Socialistët kanë kryer vjedhje zgjedhore”,  tha Vuçiq.

Ai bëri thirrje për zbatimin e rekomandimeve të bëra prej Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në raportin e publikuar për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar në Serbi.

-Advertisement-

Më 28 shkurt, ODIHR e ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Në të është thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi “janë dominuar prej pjesëmarrjes vendimtare të presidentit, i cili, bashkë me përparësinë sistematike të partisë në pushtet, kanë krijuar kushte jo të drejta për pjesëmarrësit”.

Mes tjerash, është përmendur se “në përgjithësi, liritë themelore janë respektuar në fushatë, mirëpo ato janë minuar prej retorikës së ashpër, paragjykimeve në media, presionit te punëtorët e sektorit publik dhe abuzimeve me burime publike”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera