Lajme

Vuçiqi arrin në Tiranë për Samitin e BE-së, flet për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 06 December 2022

Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet sot në Tiranë, ka arritur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, shkruan Gazeta Infokus.

Mikpritës në këtë ceremoni është kryeministri shqiptar Edi Rama i cili është duke pritur të gjithë udhëheqësit që do të marrin pjesë në këtë Samit.

Ndryshe pas mbërritjes presidenti serb tha se do të mbeten të përkushtuar për procesin e dialogut.

-Advertisement-

“Pati një sërë çështjesh të ndryshme, disa reagime gjysmë zyrtare për çështjen e Kosovës, dhe dialogut dhe faktikisht kjo është arsyeja kryesore për në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim dhe të diskutonim të gjitha çështjes sepse do të kemi një mundësi këtu së pari që më së paku të themi se çfarë se mendojmë për këtë dhe të mbetemi të përkushtuar për procesin e dialogut, dhe ndaj procesit të negociatave me BE-në, dhe mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE-së, por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë”, tha Vuçiqi.

Ndryshe në Samitin e Be-së në Tiranë ka arritur dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani./Gazeta Infokus/

Vjosa Osmani arrin në samitin në Tiranë: Ka një mesazh të fuqishëm për BE-në

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera