Vuçiq-Zaev arrijnë pajtim në 5 pika, nuk përmendet Kosova
Autori: Gazeta inFokus
15:50 | 23 Gusht 2017
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev kanë biseduar “gjatë dhe hapur” dhe kanë shqyrtuar të gjitha rrethanat e krijuara, pas tërheqjes së personelit nga Ambasada serbe në Shkup.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se presidenti serb dhe kryeministri maqedonas kanë arritur pajtim për pesë pika.
-Serbia dhe Maqedonia do të zgjedhin përmes dialogut çdo mos pajtim eventual në marrëdhëniet reciproke.
-Pavarësisht nga dallimet politike për çështje të caktuara të rëndësishme politike dhe rajonale, Serbia dhe Maqedonia do të angazhohen së bashku jo vetëm për ruajtjen, por edhe avancimin e marrëdhënieve miqësore të popullit serb dhe atij të Maqedonisë.
-Serbia dhe Maqedonia do të bëjnë përpjekje më të mëdha për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare të dyja vendeve.
-Po ashtu, Serbia dhe Maqedonia, në pajtim me rregullat ndërkombëtare, do të mbrojnë të drejtat dhe interesat e përfaqësuesve të tyre diplomatikë në territoret e këtyre vendeve.
-Serbia dhe Maqedonia do të intensifikojnë komunikimin reciprok në nivelin më të lartë, duke mbështetur njëra-tjetrën në rrugën evropiane dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke kontribuuar në stabilitetin rajonal. Në pikat e lartpërmendura Vuçiq dhe Zaev nuk përmendin tema, të cilat kanë shkaktuar probleme diplomatike ndërmjet dy vendeve- tema e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ndryshe, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të ishte e çuditshme nëse Maqedonia do të mbështeste pranimin e Kosovës në UNESCO. Ai ka thënë se “dëshiron që në Shkup ta dinë se ne i dimë të gjitha”. Serbia ka tërhequr personelin nga ambasada e saj në Shkup të dielën e kaluar.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...




































