Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 27 August 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Ndërkaq, lidhur me vendimin për dokumentet serbe, ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.
Gjatë një konference për media në Beograd më 27 gusht, Vuçiq tha se me Kosovën nuk u arrit zgjidhje kompromisi për këto dy tema.
“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.
Sipas presidentit serb, bisedimet me palën kosovare ishin “interesante”, por “të pasuksesshme”.
Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. Kjo është kërkesë e Prishtinës që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.
“Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, tha Vuçiq.
“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.
Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, nxitën pakënaqësi te serbët në veri të Kosovës. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj vendimeve të ekzekutivit kosovar.
Pasi u hoqën barrikadat në pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.
Që atëherë, bashkësia ndërkombëtare, ka tentuar që të bindë palët që të gjejnë një zgjidhje për këto dy vendimeve, me qëllim që të mos përsëritet përshkallëzimi i situatës.
Por, takimet e Vuçiqit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 gusht në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, rezultuan pa marrëveshje.
Në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë kësaj jave qëndruan në Prishtinë dhe Beograd ku u takuan me liderët politikë. Zyrtarët perëndimorë diskutuan me liderët e dy shteteve për parandalimin e përshkallëzimit të mundshëm të situatës.
Në një konferencë për media në Beograd, më 26 gusht, Escobar tha se SHBA-ja po kërkon nga të dyja palët që të zotohen se nuk do të ketë dhunë.
Sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës, nga 1 shtatori të gjithë qytetarët e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje. Ky dokument lëshohet nga Serbia për shtetasit e Kosovës, qëkur palët arritën Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes 11 vjet më parë.
Ndërkaq, vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.
Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti.
Ndërkaq, sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje, Kosova ka thënë se është e gatshme të heqë dorë nga lëshimi i tyre, nëse edhe Serbia bën të njëjtën gjë./REL

Të tjera
-
Temperaturat mbi 30 gradë, gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut
Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo...
-
Kosova thotë se ka evakuuar disa qytetarë të saj nga Izraeli, 13 vazhdojnë të qëndrojnë, s’deshën të kthehen
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se bashkë me ambasadën e...
-
“Blloku B1 në 10:00 është kthyer në funksion, në 11:30 ka rënë përsëri”
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ...
-
“Katastrofa e Zotit” “Pa koment”, kjo është gjendja në autostradën e papërfunduar të Gjilanit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gj...
-
Hajrulla Çeku flet për herë të parë mbi kandidaturën për kryetar të Prishtinës: Jam ende i fokusuar në detyrat si ministër
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka folur për herë të parë për k...
-
Shteti pagoi gati 59 mijë euro pensione për të vdekurit vjet
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin për pasqyrat financiare vjetore të Min...
-
Sot varroset zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan
Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafi...
-
Bizneset përmes OEK i drejtohen Kurtit: Shtyni vendimin për tregun e lirë të energjisë, bizneset po përballen me barrë të papërballueshme
Oda Ekonomike e Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e tjerë të sektorit priva...
-
Vrasësit e 14-vjeçares nga Shkupi dënohen me burgim të përjetshëm
Një gjykatë në Shkup dha sot një verdiktin në rastin e vrasjes së dyfishtë br...
-
Varroset sot zyrtari policor që vdiq në aksidentin në rrugën Prishtinë–Gjilan
Zyrtari policor Shyqeri Mahmuti, i cili humbi jetën dje në një aksident trafi...
-
Komuna e Prishtinës dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka pritur sot në Prishtinë një delegac...
-
LBK: Kërkesë për pezullimin e vendimit nga ZRRE – thirrje për dialog dhe mbështetje të prodhuesve vendorë
Shoqata e Prodhueseve, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i bën th...