Lajme

Vuçiq u thotë qytetarëve: Serbia nuk do të futet në asnjë luftë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 04 March 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia “as nuk është në luftë, e as që do të futet në një të tillë”.

Këtë garanci ai ua dha qyterarëve të vendit të tij, të cilët nëpërmjet një mesazhi në rrjetete sociale i siguroi se nuk ka mungesë të artikujve themelorë.

“Ju lus të mos bini pre e provokimeve që thonë se nuk kemi mjaftë derivate të naftës, e as ushqime”, porositi ai. “Do të ketë mjaftë ushqim, mjaftë benzin, dhe gjithçka që na duhet në të ardhmen, sepse për to është kujdesur shteti I përgjegjshëm dhe serioz”

-Advertisement-

“Silluni në mënyrë të zakonshme sikur çdo ditë tjetër, sepse do ta ruajmë paqen, dhe do të shohim se si ta zhvillojmë më shpejt ekonominë serbe”, tha ai.

Reagimi i Vuçiqit vjen pas vendimit të tij që Serbia të mos e dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera