Lajme

Vuçiq u bën thirrje për bashkim serbëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 05 June 2017

Aleksandar Grujiq, kryetar i partisë Forca Përparimtare e Kosovës e ka tërhequr listën e deputetëve nga zgjedhjet që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë.

Ai tha se i ka dëgjuar këshillat e presidentit Aleksandar Vuçiq, që të jenë të bashkuar në zgjedhjet në Kosovë.

“Ne kemi besim të plotë në Serbinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur në mënyrë legjitime, ne jemi të sigurt se ata do të jenë shumë efektiv dhe do të mbrojnë interesat e popullit serb në Kosovë”, bëhet e ditur në një deklaratë nga kjo parti, transmeton lajmi.net

-Advertisement-

Gjashtë lista serbe kanë qenë planifikuar të marrin pjesë në këto zgjedhje, kurse kohëve të fundit në mesin e serbëve në Kosova ka pasur edhe përçarje.

Vuçiq gjatë zgjedhjeve u ka bërë thirrje partive politike serbe në Kosovë që të bashkohen dhe të votojnë Listën Serbe, pasi sipas tij është e vetmja parti që mbrojnë të drejtat e Serbisë në Kosovë.

Nga 120 vende në Prlament, serbët i kanë të rezervuara 10 vende.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera