Lajme

Vuçiq: Trupat e Kosovës janë nisur drejt veriut

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 22 November 2018

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në fillim të takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se Beogradi ka informata se trupat e Kosovës nga baza Belvedere dhe Vrella janë nisur drejt veriut të Kosovës.

“Sërish e kanë marrë gliserin me të cilin Thaçi ka lundruar në Ujman. Është e mundur të nisen për kontroll të Liqenit dhe t’i tregojnë muskujt deh ta kontrollojnë vendkalimin gjelbër në veri për ta penguar çdo depërtim të mallrave serbe në mjediset me popullatë serbe në Kosovë, citojnë mediat serbe, Vuçiqin.

Por ka, shtuar ai, Serbia do at vëzhgojë situatën në terren

-Advertisement-

Vuçiq ka thënë se ngritja 100 për qind e taksës praktikisht pamundëson qarkullimin e mallrave serbe në Kosovë.

Vuçiq reagon për djegien e mallrave serbe në Kaçanik: Sikur në Gjermaninë naziste!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se me rastin e djegies së mallrave serbe në Kosovë në vepër është lloji më i keqi i racizmit.

Vuçiq në Beograd, në takim me serbët e Kosovës, ka thënë se deri më tash askund nuk ka parë djegien e mallrave sikur në Kaçanik.

“Kjo është njëjtë sikur djegia e librave hebre në Gjermaninë naziste. Është lloji më i keq i racizimit”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme që Bashkimi Evropian ka reaguar racionalisht.

“Do të dëshironim që në atë mënyrë të reagonin kur për herë të parë e shkelën marrëveshjen e CEFTA-s. Dëshiroj të besoj që me këto masa do ta zbrampsin Prishtinës, por nuk jam i sigurt, nuk mendoj që do të ndodh”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq: Buk do ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është përgjigjur deklaratës nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili sot tha se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm pasi Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq u shpreh se një deklaratë e tillë nuk vjen direkt nga Haradinaj.

“Kjo na vendos në pozitë të tmerrshme, kjo dëshmon se ka fuqi të tjera që qëndrojnë prapa”, deklaroi Vuçiq gjatë mbledhjes me përfaqësuesit serbë nga Kosova.

“Disa prej jush e njihni, nuk e ka vendosur ai këtë. Nuk ka dalë nga koka e tij por e ka lexuar diku dhe ka qenë i pakujdesshëm duke lexuar diçka të tillë publikisht”, shtoi ai.

“Në një situatë të tillë duhet të përgatitemi për betejë të gjatë sepse pavarësinë e Kosovës nuk do t’ia pranojmë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera