Lajme

Vuçiq tregon pse s’po e zë gjumi natën

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 22 October 2021

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për krizën aktuale të energjisë.

“Unë nuk fle natën, nuk do të zgjidhim asgjë lehtë, do të kemi probleme me çmimin e të gjitha burimeve të energjisë”, tha Vuçiq

Ai theksoi se po bëjnë më shumë përpjekje në këtë fushë se shumë vende të tjera, raporton B92.

-Advertisement-

“Ata që janë në një situatë dhjetë herë më të keqe se ne nuk shqetësohen. Ne po luftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”, tha Vuçiq.

“Kemi një situatë të tmerrshme energjetike”, theksoi ai dhe shtoi se çmimi i energjisë elektrike në bursë është 229 euro për megavat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera